eShqiperia nė eRepublik

eShqiperia nė eRepublik

Hapat e parė nė eRepublik

Gjeja me e rendesishme eshte: MOS HARXHONI GOLDIN PER LUFTIME !


I dashur eBashkëatdhetar,

  Mirësevjen në eShqipëri. Meqenëse je lojtar i ri edhe mundesh me qenë pak i hutuem me lojën, ose nuk mundet me tu dukë interesant, në vazhdim janë disa këshilla praktike se si me u avancue edhe me u zhvillue, për me u bë pjesë e rëndësishme e komunitetit eShiptar, i cili për momentin po rritet më së shpejti në këtë lojë.

1. Mos hap ma shumë se një profil në lojë. Ata që hapin më shumë quhen "multies" edhe administruesit i përjashtojnë nga loja. Nuk ia vlen me u përjashtue mbasi të jesh avancue e kalue kohë duke luejtë.

2. Ke durim. Kjo është lojë strategjike edhe s'mundesh me u bë superhero për një ditë. Ideja është me e kalue çdo ditë nga pak kohë në lojë, por me qenë aktiv. Lojtar i fortë bëhesh mbasi te kesh kalue nji muej apo ma shumë, me një ose dy orë lojë aktive në ditë.

3. Koncentrohu në dy gjëra: Strength dhe Health. Ushtro dhe puno çdo ditë. Avancoji (upgrade) Training Centres dhe Health Building. Mos e humb durimin. Kjo ec pak ngadalë, por me kohë ke me u bë shumë i fortë.

4. Bëhu pjesë e një regjimenti ushtarak (Military Unit) edhe kryeji "Daily orders" çdo ditë. Ato të japin pjesë për armën ma të fortë: bazooka. Mos i shpenzo bazookat, por ruaji për beteja kur të forcohesh ma shumë. Regjimenti ma i mirë për fillestarët është Albania D-1 të cilët ndihmojnë me udhëzime, ushqime dhe armë.

5. Betejat zhvillohen në katër Divizione. Si lojtar i ri, deri ta arrish Experience Level 25, ke me luftue në DIV1. DIV1 dhe DIV2 i kemi të fortë, meqë kemi shumë lojtarë të rinj. Për ty është shumë me rëndësi që të vazhdosh lojën, të kesh durim edhe të avancohesh në DIV3 dhe DIV4.

6. Edhepse eShqipëria mundet me qenë e pushtueme, ne mundemi me e kthye atë. Kjo është esenca e lojës. Para disa ditësh, madje, e kishim komplet Shqipërinë edhe Kosovën në duart tona. Por kjo bëhet vetëm në mënyrë të organizueme, duke bashkëpunue me lojtarë me përvojë. Serbët kanë vite që e luajnë këtë lojë dhe janë shumë të fortë - shteti nr.4 në eRepublik përnga madhësia. Shqipëria sot është nr.15, dje ishte nr.17. Jemi duke u rritë shumë shpejt.

7. Mos shpenzo Gold pa nevojë. Ruaje për me i avancue objektet e ndryshme. Në asnjë mënyrë mos blej ushqim me Gold gjatë betejës. Me i humbë 0.5 gold për 10 health nuk ia vlen. Kjo lojë e ka për qëllim me të detyrue me ble Gold me para të vërteta, por ti mundesh me u avancue edhe pa e shpenzue xhepin. Nëse të harxhohet ushqimi, prit 1 orë, ose prit deri të nesërmen.

8. Ftoji shokët të futen në lojë (invite friends). Kjo jo vetëm që e forcon eShqipërinë, por edhe të jep Gold. Për çdo shok që ti e fton në lojë nëpërmjet referral (invite friends), ke me fitue pak Gold sa herë që shoku yt fiton Gold. Përdore Facebook-un edhe çdo mundësi tjetër me i tërhjekë lojtarët e rinj.

9. Çdo muaj, me datën 5 janë zgjedhjet presidenciale, ndërsa me datë 25 ato të kongresit. Është me rëndësi me i votue lojtarët që i njeh edhe që je i sigurt se janë shqiptarë aktivë në lojë, meqë ka shumë serbë që mundohen me e pushtue eShqipërinë politikisht. Kujdes edhe nga shqiptarët e dyshimtë. Ka asi që mundohen me e prishë lojën. Nuk duhesh doemosdoshmërisht me qenë antëtar partie për me votue.

10. E fundit, por shumë e rëndësishme: Futu në chat në këtë vegëz: www.tinyurl.com/chatishqiptar. Aty ke me takue lojtarë me përvojë, të cilët kanë me të ndihmue me këshilla për lojë, ushqime edhe armë. Përpos asaj, ke me ba edhe shokë.

Mbi të gjitha, duhet të kesh DURIM. E di që ne shqiptarët nuk e posedojmë aq shumë, por durimi është dhunti edhe është gjëja më e rëndësishme në këtë lojë. Nëse secili prej nesh është aktiv nga pak çdo ditë, eShqipëria ka me u bë fuqi në eRepublik shumë shpejt.

Të uroj lojë të mbarë edhe shumë kënaqësi.


nga Tërrnakopi





Editeur Texte / HTML

Pour éditer ce module, cliquez sur l'icōne modifier ci-dessous.